Sëmundjet e rënda që e kanë fillesën në gojë

Dhëmbët janë më shumë se instrumente të thjeshta të përtypjes. Ata shërbejnë si përcjellës energjie dhe gjithashtu mund të jenë burim i paqëllimtë i substancave helmuese që rrjedhin nga mbushjet. Dhëmbët dhe e gjithë goja mund të strehojnë ose të fshehin infeksione urinare që dobësojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë organe specifike, duke shkaktuar shumë simptoma të cilat mjekët dhe dentistët tradicionale nuk mund t’i kurojnë.

dhembe1Ashtu si zorra e trashë dhe pjesa tjetër e trupit, goja duhet të pastrohet nëse duam të jemi të shëndetshëm. Një gojë “e pastër” është e nevojshme nëse duam të kemi një dëshmi të pastër shëndeti. Fatmirësisht, një dentist biolog mund ta pastrojë gojën  tuaj dhe t’ju vendosë sërish në rrugën e shëndetit të mirë.

Pavarësisht skepticizmit të përhapur gjerësisht, marrëdhënia midis një goje të shëndetshme dhe shëndetit të përgjithshëm të mirë po bëhet gjithnjë e më e njohur në SHBA, dhe Angli. Gjithmonë e më shumë të dhëna tregojnë se kudo që ekziston një smëundje e rëndë, egzistojnë edhe probleme në gojë që rrjedhin nga infeksionet e fshehta, pozicionimi i dobët i nofullave dhe metalet-veçanërisht mërkuri në mbushjet me amalgam. Infeksionet mund të jenë nga shkaqe natyrale, por kanë më shumë mundësi të jenë nga metalet ose kanalet e rrënjëve. Heqja e mërkurit nga goja është fillimi thelbësor,por është vetëm fillimi, pasi metali futet në shumë pjesë të trupit, duke vazhduar të shkaktojë sëmundje derisa eliminohet.

Fatmirësisht, homeopatia, kelatimi me DMPS dhe mjete të tjera të pastrimit të mërkurit nga trupi që po bëhen të njohura dhe po praktikohen më gjerësisht, megjithëse me pak miratim zyrtar. Kohë pas kohe, sëmundjet në prostatë dhe në vende të tjera të trupuit janë gjurmuar deri në gojë.

Kanceri, presioni i lartë i gjakut, çrregullimet e sistemit imunitar, lodhja rraskapitëse dhe probleme të tjera shpesh e kanë gjenezën e tyre në gojë. Prandaj është absolutisht jetësore që ta pastroni gojën tuaj menjëherë. Bëni kërkimin tuaj dhe veproni në përputhje me të, por filloni tani.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital