Sëmundjet e stomakut, trajtimi popullor

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus. Stomaku ka formën e një qeseje. Madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe seksit. Ai është në gjendje të zgjerohet dhe të mbajë lëndë ushqimore në sasi deri në disa litra. Në stomak mund të shfaqen disa lloje sëmundjesh: gastrit akut, ku cipa e tij infektohet, pezmatohet, dobësohet nën veprimin e mikroorganizmave nga traumat e substancave kimike të sendeve ushqimore të prishura, sidomos kur stomaku dhembveprohet kundër rregullave të higjienës. Kur hahet shumë, kur nuk përtypet mirë ushqimi nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, tepër të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, kafe, hudhra, salcë.

Gastriti akut ka këto shenja: nauzea (dobësim trupor) të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, grobësira, thartira, djegie dhe dhimbje në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidmos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta, të forta etj.

Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndim në bark,gogësirë,thartira,dhimbje koke dhe rrallë herë gjakderdhje. Ulcera e stomakut shkaktohet, si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohet puçrra në cipën e stomakut, ose pjesën fillestarë të zorrës së hollë, duoden, është një sëmundje jo e rrallë e stomakut.

-Për ulcerën përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. Përzihen bashkë derisa formohet një lloj kremi. E mbani në një enë plastike në frigorifer. Konsumoni çdo vakt nga 1 lugë gjelle para buke.

-Merret stomaku i pulës ashtu siç është i paprishur. Lahet dhe pastrohet nga jashtë dhe pa u çarë lidhet si nyje tubi shkarkues. Pastaj zihet në 1 litër ujë derisa të mbetet 500 ml. Me këtë pihet 3 herë nga 1 filxhan kafeje para buke.

-Një lugë çaj nenexhik i copëtuar vendoset në një copë leukoplasti dhe ngjitet mbi kërthizë ku mbahet disa orë, derisa të pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim