Sëmundjet e zemrës, ja shkaqet dhe mënyrat e parandalimit

Për gazetën “Shëndet+”, kardiokirurgu Klodian Krakulli

Problemet me zemrën janë shtuar, pasi ka ndryshuar mënyra e të jetuarit në shumë drejtime. Stresi është shtuar, edhe aktiviteti fizki ka ndryshuar. Njerëzit merren më shumë me punë zyrtare, që nënkupton qëndrimin në zyra. Kjo ka bërë që popullata shqiptare të ketë rritje në peshë. Kemi 1000 raste në 1 milion banorë që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Nëse jemi 3 milionë banorë, ne kemi nevojë për 3 mijë ndërhyrje kirurgjikale përsa i përket sëmundjes ishemike. Kemi edhe procedurën e bypass-it.

zemraTë gjitha rastet e problemeve kardiake kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike apo mund të trajtohen dhe me medikamente?

Ka sëmundjet të cilat mund të trajtohen në mënyrë kirurgjikale, ka edhe sëmundje të cilat mund të trajtohen në rrugë medikamentale

A mund t’i parandalojmë sëmundjet kardiake?

Të ushqyerit e mirë dhe aktiviteti fizik mund të ndikojnë që sëmundja të mos shfaqet shpejt. Por kjo nuk do të thotë që mund të parandalohet 100%. Thamë që është edhe gjenetike. Gjenetika është gjentikë. Me këto gjëra që përmendëm, ne mund ta vonojmë shfaqjen e këtyre sëmundjeve dhe në shumë raste dhe mund të parandalohet.

A mund të flasim për një risk të uljes së moshës për persona që vuajnë nga sëmundjet kardiake për shkak të jetës joaktive që të rinjtë bëjnë sot dhe qëndrimit për orë të tëra para kompjuterit?

Te moshat e reja duhet propaganduar që të bëhet një aktivitet i rregullt fizik. Të ndryshojë mënyra e të ushqyerit drejt sallatave apo ushqimeve të shëndetshme. Duhet të jemi aleat me këta faktorë.

A kemi raste të pakorrigjueshme?

Sigurisht që ka raste të pakorrigjueshme, ashtu siç ka edhe raste të pakorrigjueshme me anë të operacionit. Jo gjithçka e bën operacioni.

Këshilla

Sëmundjet mund t’i shmangësh. Duhet një dietë e fortë, të shmangim veset e këqija, si: abuzimi me alkoolin, drogën, si dhe është shumë e rëndësishme që të orientohen të rinjtë drejt aktivitetit fizik.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi