Sëmundjet kardiovaskulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak

Sëmundjet kardiovaksulare, janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe Europë. Mjekët specialistë thonë se në 8% të rasteve, pacientët me sëmundje të zemrës rrezikojnë të bëjnë atak kardiak me pasojë jetën.

“Janë dhe do mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në popullatën shqiptare dhe atë globale. Ndërsa ataku kardiak, infarkti miokardit është në rënie. Si e tillë Shqipëria po shkon në atë përqindje që ka patur para 20 vitesh Europa, që është diku tek 7-8% e pacientëve që pësojnë një arrest kardiak do humbasin jetën”, tha Aurel Demiraj, kardiolog në QSUT.

Nisur nga rasti i fundit ku një futbollist shqiptar humbi jetën në fushë, mjekët thonë se nuk ka vend për alarm. Sipas tyre kryerja e aktivitetit fizik mbetet faktori kryesor për të mos zhvilluar sëmundje kronike, por specialistët kërkojnë që të ndiqet protokolli rigoroz për sportistët e kompeticioneve.

“Probabiliteti që një person të humbasë jetën nga aktivitete sportive krahasuar me përfitimet që ka realisht sporti tek të rinjtë është shumë më mirë nëse merret me aktivitete sportiv. Në opinion tonë, të organizatës së kardiologjisë europiane dhe OBSH, të rinjtë që do kryejnë aktivitet të zakonshëm sportiv, nuk ka nevojë për superekzaminime. Jemi shumë agresivë për kryerjen e një ekzaminimi tek ata që merren me evente sportive”, tha Demiraj për Tv Klan.

Në të gjitha rastet, mjekët thonë se kryerja e një ekografie kardiake është e rëndësishme për qytetarët të cilët vuajnë nga diabeti, yndyrnat e larta, apo probleme me mushkëritë. Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP dhe OBSH, 4 në 5 vdekje janë si pasojë e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru. 10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025