Valdete Malaj, gastrohepatologe
Sëmundjet nga të cilat preket mëlçia janë hepatitet.
Hepatitet nga virusi A, i cili zakonisht kalon në hepatit akut, nuk kronicizohet. Shfaqet me ikte, pra ngjyrë të verdhë dhe transaminanca të larta.
Aktuale janë hepatitet B dhe C ka dhe hepatit D, E dhe disa lloje të tjera, por këto në përgjithësi nuk shfaqin shenja. Pacienti nuk e kupton që është i prekur. Këto lloj hepatitesh zbulohen rastësisht gjatë bërjes së analizave, gjatë kohës kur dhurojnë gjak. Qendrat e konservimit gjithmonë bëjnë analizat për të parë nëse ka kaluar hepatit ose jo.
Më i rrallë është edhe hepatiti D.
Përveç këtyre hepatiteve, sëmundje tjetër e mëlçisë, (duke e krahasuar shumë edhe me vende të tjera, duke patur parasysh që tek ne konsumohet goxha shumë alkooli), kemi hepatitet nga alkooli që çojnë deri në cirrozë nëse pacienti nuk e ndërpret alkoolin.
Tjetër sëmundje është edhe dhjamosja e mëlçisë, e cila vihet re te pacientët e shëndoshë, tek ata që kanë yndyrna të larta në gjak dhe tek pacientët diabetikë.


