Sëmundjet që lidhen me çrregullimet e të ngrënit dhe shenjat paralajmëruese që japin këto sëmundje

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Çrregullimet e të ngrënit priren të zhvillohen më shumë tek adoleshentët dhe të rinjtë e rritur. Këto çrregullime janë më të pranishme tek gratë se tek burrat. Akoma s’është përcaktuar shkaku kryesor i këtyre sëmundjeve, por mendohet se ndikojnë çrregullimet psikologjike, vetëbesimi i ulët, depresioni, ankthi, abuzimi me substancat etj.

Dy nga sëmundjet kryesore që lidhen me çrregullimet e të ngrënit janë anoreksia nervoza dhe bulemia nervoza.

Anoreksia nervoza: karakterizohet nga humbje peshe dhe mbajtje diete në mënyrë drastike, deri në pikën e urisë. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mendojnë se nuk janë të hollë mjaftueshëm dhe shikojnë akoma “dhjamë” në trupin e tyre. Rreth një e treta e anoreksikëve përdorin spastrimin (të vjellat) edhe pas një vakti të vogël dhe janë të fiksuar pas numërimit të kalorive. Njerëzit me anoreksi kanë një imazh të shtrembëruar për trupin e tyre.

Shenjat e anoreksisë janë delikate në fillim sepse kjo sëmundje zhvillohet gradualisht. Ja disa nga shenjat që tregojnë se një person është anoreksik:

  • vajze e dobetRënie në peshë në mënyrë drastike
  • Veshja e rrobave të lirshme për të fshehur “dhjamin”
  • Fiksimi pas numërimit të kalorive të ushqimeve
  • Refuzimi për të ngrënë ushqime të caktuara si drithëra, ëmbëlsira apo yndyrna
  • Shmangia e kohës së të ngrënit
  • Ndalimi i mensturacioneve
  • Kapsllëk
  • Dhimbje stomaku

Familjarët duhet ta kapin që në fazat e para këtë sëmundje sepse ata mund të mos e kuptojnë se fëmija i tyre është i prekur nga anoreksia. Nëse nuk trajtohet anoreksia mund të çojë deri në dështim të organeve.

Bulemia nervoza është një tjetër sëmundje që vjen nga çrregullimet e të ngrënit dhe ndiqet me nevojën e spastrimit, vjelljes së ushqimit pasi është ngrënë.

Ndryshe nga anoreksikët bulemikët kanë një peshë normale, por ndeshen gjatë gjithë kohës me frikën për të mos shtuar në peshë.

Ja disa nga shenjat që shfaqin njerëzit e prekur nga bulemia:

  • Nepsi dhe nevoja për të ngrënë sasi të mëdha ushqimesh
  • Të vjella pas çdo ushqimi të ngrënë
  • Shmangia e të ngrënit para të tjerëve
  • Aktivitet fizik i tepërt
  • Veshja e rrobave të lirshme për të fshehur “dhjamin”
  • Përdorimi i laksativëve
  • Dieta të vazhdueshme

Nëse nuk trajtohet, bulemia mund të çojë në probleme shëndetësore afatgjata si ritme të parregullta të zemrës, gjakderdhje nga ezofagu për shkak të zbaticës së tepërt të aciditetit në stomak, probleme me dhëmbët, probleme me veshkat etj.

Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?