Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Mostretja apo problemet me stomakun ndodhin zakonisht kur konsumoni shpesh ushqime të pashëndetshme. Ata karakterizohen me dhimbje të lehta në stomak, me një ndjesi djegie dhe rëndese të stomakut. Në pjesën më të madhe të rasteve, problemi shfaqet papritmas dhe mund të lehtësohet me kura të thjeshta dhe një dietë të shëndetshme. Megjithatë, ka raste kur problemi vazhdon të përsëritet dhe dhimbjet nuk ndalen. Nëse ndodh një gjë e tillë, është mirë që të konsultoheni me një mjek për të gjetur shkaktarin. Ndodh që pas problemeve me tretjen të fshihen sëmundje të tjera, të cilat kanë lidhje me stomakun.
Për këtë arsye, është mirë që të mësoni rreth llojeve të sëmundjeve që mund të fshihen pas problemeve me tretjen, dhe t’u kushtoni më shumë vëmendje.
Ulcerë
Janë plagë që formohen në membranën e mukozës që mbulon zorrët dhe stomakun. Ka disa faktorë që mund të shkaktojnë këtë sëmundje.
- Abuzimi me ilaçet kundër inflamacionit.
- Konsumimi i tepërt i alkoolit ose duhanit.
- Acid të tepërt në stomak.
- Infeksion të shkaktuar nga bakteri Helicobacter Pylori.
Gastriti – është një inflamacion i vazhdueshëm i stomakut. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë:
- Dhimbje të stomakut
- Inflamacion
- Të përziera dhe të vjella
- Urth
Disa nga shkaktarët e mundshëm të kësaj sëmundjeje janë:
- Konsumimi i ushqimeve shumë të ftohta, të nxehta ose djegëse.
- Konsumimi i një diete të pasur me yndyra.
- Alergji nga ushqimi.
- Marrja e shpeshtë e ilaçeve
- Stres të vazhdueshëm
- Konsumimi i pijeve alkoolike
Hipertiroidizm
Kjo është një sëmundje e gjëndrave të tiroideve, që prek zakonisht femrat, sidomos ato mbi moshën 50 vjeç. Aj shkakton ulje të hormoneve në tiroide, të cilat janë të rëndësishme për funksionin metabolik, qarkullimin dhe tretjen.
Simptomat në stomak shoqërohen shpesh me shtim të menjëhershme në peshl, lodhje, ankth dhe humbje të kujtesës.
Sëmundja e Parkinsonit
Kjo sëmundje prek sistemin nervor dhe pengon sinjalet e trurit. Kur sëmundja prek nervat periferike, atëherë trakti i tretjes nuk mund të marrë sinjale nga truri dhe nuk mund të funksionojë siç duhet.
Diabeti
Rreth 50% e njerëzve të diagnostikuar me diabet kanë edhe probleme me tretjen.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


