Sëmundjet që shkaktohen nga konsumimi i mishit të kuq

Mishi i kuq është i shijshëm dhe një biftek i hollë viçi s’do i bënte dëm askujt. Por, përmbajtja e lartë e yndyrnave të ngopura tek mishi i viçit lidhet me probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë këtu nivelet e larta të kolesterolit në gjak dhe sëmundjet e zemrës. Për më tepër, hulumtimet e fundit tregojnë se mishi i kuq ju vë në rrezik të madh për t’u prekur nga kanceri i zorrëve.

stop mish i kuqEfektet anësore të konsumimit të mishit të kuq

Edhe pse mishi i kuq është i bollshëm në hekur dhe proteina, ai sjell gjithashtu ndikime negative mbi shëndetin tuaj. Mishi i kuq ka përmbajtje të lartë yndyre, e cila është edhe më e dëmshme kur kombinohet me qepë apo patate të skuqura, pije alkoolike etj.

Mishi i kuq është shumë i vështrë të tretet nga trupi. Ai mund të çojë në akumulimin e toksinave në trup me kalimin e kohës.

Sigurisht, ju nuk duhet të hiqni dorë në mënyrë të menjëhershme nga mishi i kuq. Por ju duhet të filloni ta hani atë në mënyrë të moderuar, 1 herë në javë. Shoqërojeni mishin e kuq gjithmonë me perime të freskëta.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe