Sëmundjet tumorale, mangësi që në diagnostikim

Denisa

“Mungesat në medikamente janë problematika kryesore me të cilën përballen pacientët që marrin shërbim te onkologjia. Medikamente të cilat ata i gjejnë në farmacitë që rrethojnë spitalin, me çmime shumë të larta”. Kështu u shpreh gazetarja e “Shëndet +”, Denisa Canameti, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” për të folur mbi rastin e Ornela Dervishit, vajzës 23-vjeçare me kancer, e denoncuar si rast nga kjo gazetë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtueses së emisionet, Canameti u shpreh se në kushtet e Ornelës janë të gjithë pacientët të cilat kanë pasur fatin e keq t’i drejtohen onkologjikut.

Gjithashtu, gazetarja e “Shëndet+” vuri theksin edhe te mangësitë që në diagnostikim të sëmundjeve tumorale.

“Një pjesë e madhe e analizave tumorale nuk kryhen në QSUT. Edhe mjekët i kanë pranuar mangësitë që kanë në drejtim të diagnostikimit të këtyre sëmundjeve. Në kushte të tilla mjekët detyrohen t’i përcjellin pacientët drejt privatit”, u shpreh ajo.

Shoqata “Together for life” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+”, në kuadër të projektit “Investigim mbi abuzimin e pacientëve me kancer”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, denoncoi rastin e Ornela Dervishit. Në qendër të këtij denoncimi u vunë mangësitë në drejtim të trajtimit të  pacientes. Pamundësia e realizimit të analizave, mungesat në medikamente, blerja e tyre jashtë spitalit, mossigurimi i tyre në disa raste për shkak të pamundësisë financiare janë disa nga problematikat që kanë shqetësuar familjen e 23-vjeçares e cila ndiqet në shërbimin e onkologjisë që prej 2014-s.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren