Veç syzeve të “Google”, tashmë teknologjia sjell edhe një sensor që instalohet në dhëmb që do të prezantohet në shtator në Zyrih. Sipas studiuesve, ky sensor lajmëron kur hahet, pihet apo tymohet shumë.
Sensori është i përbërë nga një qark i vogël me përmasa të mjaftueshme për t’u futur në bazë të dhëmbit që mund të vihet edhe në protezë. Qarku mund të dallojë lëvizjet e nofullës, duke dalluar nëse “zotëruesi” po pi, përtyp çamçakëz, kollitet, flet apo tymos dhe është në gjendje të dërgojë të dhënat direkt në telefonin e mjekut. Ajo është e lidhur me një bateri të jashtme dhe është në gjendje të njohë saktësisht gjestin në 94% të rasteve.
Hapi tjetër do të jetë instalimi i një baterie të brendshme me një sistem “wireless” komunikimi. “Goja është porta e shëndetit të njerit, – shpjegojnë ideatorët, – dhe ky sensor do të jetë një kontroll për shëndetit, si ata që monitorojnë dietat”. Arbiona Gjypi

