Serumi më i mirë në kushte shtëpie që heq rrudhat tek sytë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Pothuajse të gjitha femrat e kanë problemin e krijimit të rrudhave përreth syve, disa nga mimika e disa nga mosha. Lëkura përreth syve është shumë delikate dhe ka nevojë për hidratim të thellë që mos ta humbasë elasticitetin dhe mos të krijojë rrudha. Ja një serum natyral që mund ta përgatisni në shtëpi dhe është shumë efektiv:

rrudha tek sytePërbërësit: 50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E, 2 kunja pambuku

Shtypini kapsulat e vitaminës E derisa të bëhen pluhur. Shtojini në vajin e arganit derisa të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht me njëri tjetrin. Me anë të një kunje pambuku vendoseni përbërjen rreth zonës së syve. Masazhojeni lehtë lëkurën me gishtërinj dhe mbajeni serumin për 10-15 minuta.

Përdorimi i rregullt i këtij serumi do të japë rezultate të menjëhershme. Do të ishte mirë ta aplikonit në sasi të vogla çdo natë. Përdorimi i rregullt i serumit do ta bëjë lëkurën me elastike, të hidratuar dhe të butë./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave