Sezoni i gripit, në Shqipëri 11 mijë persona të prekur në javë

Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. Aktualisht qarkullon virusi AH1N1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit. Simptomat e virusit AH1N1 janë shumë të ngjashme me ato të viruseve të tjera si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë dhe temperaturë.

Instituti i Shëndetit Publik raporton rreth 11 mijë persona në javë me infeksione respiratore. Pavarësisht shifrave, sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën. Ata i bëjnë thirrje popullatës të bëjnë kujdes me higjenën pasi gripi është një sëmundje që nuk duhet neglizhuar dhe që me shfaqjen e simptomave të para të mbahet kontakt me mjekun.

Për më tepër ndiqni këshillat e mëposhtme:

Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

– Lani duart

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik