Sezoni turistik, fluks fëmijësh në Pediatrinë e Lezhës! 50 pacientë të vegjël paraqiten çdo dite në urgjencë! Mjeku: Nuk duhet të ekspozohen shumë në diell

Urgjenca pediatrike në Spitalin e Lezhës po përballet me fluks të lartë të fëmijëve që paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore këtë sezon veror. Për shkak temperaturave të larta, deri në 50 është numri i rasteve që kërkojnë të marrin ndihmë mjekësore çdo ditë.

45 deri në 50 është numri i pacienteve të vegjël që paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike të Spitalit rajonal të Lezhës si pasojë e temperaturave të larta të korrik këtë sezon turistik.

Infeksionet virale, temperaturë e lartë dhe alergjitë që krijohen nga deti janë disa nga arsyet shqetësimet që paraqesin thotë mjeku pediatar Mark Marku, sipas të cilit numri i të sëmurëve pritet të arrijë pikun në fund të korrikut.

“Kemi një rritje të numrit të sëmundshmërisë tek moshat fëminore, po ta krahasojmë me muajin qershor kur për 24 orë në urgjencën pediatrike ishin rreth 30 fëmijë aktualisht numri i tyre ka shkuar nga 45- deri në 50 fëmijë por ende nuk kemi arritur pikun. Mendojmë se piku i do të arrijë nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit”- u shpreh Mark Marku, mjek pediatër.
Mjeku i bën apel prindërve të bëjnë kujdes gjatë kësaj periudhe duke mos i ekspozuar për një kohë të gjatë fëmijët e vegjël në diell dhe në çdo rast të nevojshëm të kërkojnë ndihmën e mjekut specialist.
Prindërit në radhë të parë duhet të kenë parasysh, veçanërisht ata që shkojnë në plazh duhet që t’i çojnë fëmijët e vegjël deri në orën 10.30 ose mbas orë 5 , 6 të pasdites. Çdo fëmijë i sëmurë që ka probleme infeksioni viral, temperaturë apo të vjella duhet të kërkohet ndihma e mjekut specialist nëse është e nevojshme që prindi të përdorë antibiotikë apo jo, pasi këto duhet përdorur me kujdes dhe kriter.’- tha mjeku.
Prej disa muajsh urgjenca pediatrike e Lezhës mbulohet me mjek pediatre përgjatë 24 orëve duke iu përgjigjur jo vetën qytetit të Lezhës por edhe të gjithë prefekturës.
Burimi: shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim