Sezoni turistik, në shërbim të pushuesve 25 qendra shëndetësore

Që prej muajit qershor, 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik.plazh

Kjo shifër është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës. Rreth 25 persona në ditë u drejtohen këtyre qendrave shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore.

“Praktikisht, në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himares që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital”, ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Ndryshe nga një vit më parë, ato u hapën edhe në zonat e Kalasë së Dodës, Kelmendit dhe Prespës. Sipas mjekëve rastet që paraqiten më së shumti janë ato kanë të bëjnë me gastroentërtet dhe infeksionet e ndryshme.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi