“Sfida e balenës blu”, edhe shqiptari prè e lojës vdekjeprurëse

Një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse “Sfida e balenës blu” në Greqi, ndërsa mediet iu referohen edhe dy rasteve të tjera në Selanik dhe në Kretë.

14-vjeçari shqiptar ka pohuar për mediet, në një prononcim me lejen e prindërve, se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e “Balenës blu”.

“Nëpërmjet ‘Messenger’-it të ‘Facebook’-ut më shkroi: Do që të luajmë një lojë? Jam ‘Balena blu’. Kështu m’u prezantua dhe unë iu përgjigja: Po, dua të luaj, çfarë loje? Atëherë më tha ‘Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video”, thotë 14-vjeçari shqiptar, i cili nuk identifikohet.

Por kur adoleshenti i ka kërkuar hollësi se kush ishte dhe çfarë loje ishte kjo, personi i panjohur menjëherë i ka bllokuar llogarinë dhe i ka fshirë mesazhet në kutinë postare. Atëherë ai ka lajmëruar prindërit, të cilët nga ana e tyre kanë thirrur policinë për Krimin Elektronik.

Loja vdekjeprurëse që qarkullon në internet “Sfida e balenës blu” lidhet me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një shpërndarje të madhe të saj nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Europën Perëndimore.

Fillimisht, adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës. Ai i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet