Sfida e Manastirliut, jo vetëm ministre e Shëndetësisë

Ogerta Manastriliu do të jetë ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është shpërndarë në tri ministri, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Punës dhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

Më 1944 Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë u shndërrua në Ministri dhe për herë të parë u krijua Ministria e Shëndetësisë. Ministria kishte strukturën e saj me 21 punonjës dhe me 175 mjekë shqiptarë e të huaj që ushtronin veprimtarinë në të gjithë vendin.

Pra, prej 73 vjetësh ky institucion mban këtë emër. Në mandatin 4-vjeçar të Partisë Socialiste 2017- 2021, institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë do të njihet si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën