Sfidat e pacienteve me kancer të gjirit në Shqipëri: Ndani eksperiencën tuaj

Gazeta Shëndeti fton pacientet që janë përballur ose po përballen me kancerin e gjirit ose familjarët e tyre, të ndajnë përvojat personale dhe sfidat me të cilat janë hasur gjatë trajtimit të sëmundjes në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Kanceri i gjirit është shkaktari kryesor i vdekjeve nga sëmundjet kancerogjene te gratë dhe vajzat në mbarë botën, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë merr çdo vit rreth 670,000 jetë. Edhe në Shqipëri, ai mbetet forma më e përhapur e kancerit te gratë, ndërsa sfidat në diagnostikim dhe trajtim janë të mëdha.

Gazeta Shëndeti fton gratë dhe vajzat e prekura nga kjo sëmundje ose familjarët e tyre, të ndajnë përvojat personale lidhur me trajtimin e marrë, mbështetjen brenda sistemit shëndetësor dhe sfidat e hasura gjatë rrugëtimit. Ftojmë gjithashtu profesionistët e shëndetit të ndajnë përvojën e tyre në trajtimin e këtyre rasteve dhe sfidat që hasin për shkak të mangësive në sistem.

Gazeta Shëndeti synon të investigojë sfidat dhe mangësitë sistemike në trajtimin e këtyre rasteve si qasjen e kufizuar në trajtime të specializuara, mungesën e barnave dhe terapive të nevojshme, kostot e larta të mbuluara nga vetë pacientët, etj.

Çfarë duhet të dini?

Ne garantojmë që të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa pëlqimin tuaj.

Si të merrni pjesë?

Për të treguar eksperiencën tuaj, e gjitha që ju duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na kontaktoni në adresën e e-mailit info@shendeti.com.al, ose në rrjetet tona sociale;

Facebook: Gazeta Shëndeti

Instagram @shendeti.com.al

Përgjigjet tuaja mund t’i dërgoni deri në 19 shtator, ora 00:00.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?