Sfungjeri i enëve strehon me miliona baktere – ja sa shpesh duhet ta zëvendësoni

Sfungjerët e enëve janë përmbajnë më shumë baktere se edhe ndenjësja e tualetit. Sipas mikrobiologëve, sendet që përdorni për të pastruar enët e kuzhinës janë ndër objektet më të ndotura në shtëpi.

Një studim i fundit, i publikuar tek revista Scientific Reports, sugjeron se sfungjerët e enëve, të cilët strehojnë me miliona baktere nëse nuk i zëvendësoni shpesh, mund të jenë më të rrezikshëm për shëndetin sesa e kemi menduar. Prandaj ekspertët rekomandojnë që t’i zëvendësoni të paktën njëherë në javë.

Hulumtuesit shkencorë kryen një analizë gjenetike të baktereve në 20 mostra nga 14 sfungjerë të përdorur.

Kuzhina është vendi ku strehohen më shumë baktere të reja, si nga numri i madh i njerëzve ashtu edhe nga përgatitja e ushqimeve. Sfungjerët, lagen e thahen shpesh dhe përmbajnë gjurmë të ushqimeve, prandaj janë vendstrehimi i duhur për bakteret.

Qëllimi i këtij studimi nuk ishte të gjente patogjenet, që sëmurin njerëzit, por çfarë strehohet në sfungjerët e enëve. Përgjigja? Shumë më shumë gjëra seç e keni imagjinuar.

“Studimi tregon se sfungjerët e kuzhinës strehojnë një diversitet më të madh bakterial seç e kishim menduar më parë” shkruajnë autorët e studimit.

Ata zbuluan se 5 nga 10 grupet më të zakonshme bakteriale kanë potencial patogjenik, që do të thotë se mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme.

Edhe pse mund ta lani mirë sfungjerin pas përdorimit, shkencëtarët sugjerojnë një zëvendësim të rregullt të tij, për shembull, çdo javë.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak