Shafrani, bima “çudibërëse”

Shafrani frenon një sëmundje të rëndë degjenerative të shikimit.

Sipas një studimi të spitalit universitar Gemelli, i publikuar në revistën “Nutrients”, sindroma e Stargardt mund të kurohet me pilula që kanë përmbajtje shafrani, duke qenë kështu një trajtim mjaft i thjeshtë dhe pa efekte anësore.

Kjo sindromë është një sëmundje degjenerative e trashëguar që prek dhe dëmton qendrën e retinës dhe simptoma që shfaqet është: reduktim i shikimit qendror, që na lejon të njohim fytyrat, të lexojmë, të ngasim makinën etj. Shkak kryesor është mutacioni që pëson geni ABCa4, keqfunksionimi i të cilit jep pasoja të rënda.

Kërkuesit kanë përfshirë në një studim klinik 31 pacientë, të cilët i kanë trajtuar me 20 mlg shafran në ditë. Pas këtij trajtimi ka rezultuar se sëmundja ka mbetur në gjendje stabël duke mos u përkeqësuar.

Kjo gjë ishte vërejtur më parë edhe tek kafshët, por funksionimi i mirë edhe tek njeriu është një hap mjaft i rëndësishëm për terapitë për këtë sëmundje. Pra, në natyre gjendet gjithçka, helmi dhe antidoti i tij dhe në këtë rast një erëz ndikon shumë më tepër se të gjitha trajtimet e krijuara deri më sot.

Burimi: Tv Klan

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?