Shahini: Nxënësit në shkolla orientohen se si të parandalojnë përhapjen e viruseve

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht,” vazhdoi më tej ministrja.

Postimi i plotë:

Çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit kanë orientuar nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

  • Larja e shpeshtë e duarve është masa kryesore që mund të ndërmerret;
  • Maskat janë të panevojshme kur nuk ka simptomë gripale;
  • Antibiotikët nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.

Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025