SHBA, alarm mbi solarin

solar4

Duke nisur nga sot në Amerikë “shtretërit e nxirjes”, siç njihet ndryshe solari, do të ndalohet për personat nën moshën 18 vjeç, me një vendim të Food and Drug Administration, FDA, duke u konsideruar si aparatura me rrezik të mesëm. 
Në vitet e fundit kanceri i lëkurës është rritur mes femrave nga mosha 15-29 vjeç. Objektivi është që të minimizohet numri i rasteve me kancer lëkure pikërisht në këtë moshë.
Ky vendim nga FDA është një ndryshim drastik, pasi deri më sot ato ishin konsideruar dhe klasifikuar si aparatura me rrezikshmëri të ulët. Në bazë të urdhërit të FDA, prodhuesit e këtyre shtretërve dhe llampadinave për nxirje do të shpërndajnë fletëpalosje.
Në to do të tregohen rreziqet që kanë për shëndetin aparaturat e tyre dhe gjithashtu të rekomandojnë mos përdorimin e solarit për të gjithë ata persona që kanë patur kancer lëkure ose një histori të tillë familjare.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim