SHBA, fillon prova klinike për vaksinën e koronavirusit

Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot në Shtetet e Bashkuara më 16 mars.

Sipas një burimi anonim të lidhur me qeverinë, pjesëmarrësi i parë i provës mori sot vaksinën eksperimentale. Testimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, është duke u zhvilluar në Seattle të Uashingtonit.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.

Testimi filloi me një vullnetare të shëndetshme, 45-vjeçare. Sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Qëllimi i provës së parë është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze. Pas kësaj, do të fillojë testimi më i gjerë mbi të.

Covid-19, është ende duke u përhapur në të gjithë botën, dhe dhjetëra grupe studiuesish po përpiqen të krijojnë një vaksinë kundër tij. Më e rëndësishmja është se po punohet në lloje të ndryshme të vaksinave. Disa organizata kërkimore janë duke punuar në një vaksinë të përkohshme që mund të mbrojë shëndetin e njeriut për një ose dy muaj.

Shumica e njerëzve të infektuar me koronavirus kanë ethe, temperaturë të lartë dhe kollë. Disa prej tyre, veçanërisht pacientët e moshuar dhe ata me lloje të tjera të problemeve shëndetësore, mund të zhvillojnë pneumoni agresive. /VOA

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni