SHBA-ja rifillon mbështetjen për OBSH-në: Rol jetësor në luftën kundër pandemisë botërore COVID-19

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në muajin prill bëri të ditur se vendi i tij po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). “Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit“, tha Trump.

Trump tha se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën përderisa Kina jep vetëm 40 milionë dollarë. “Si sponsor kryesor i organizatës, SHBA-të kanë për obligim të këmbëngulin në përgjegjshmëri të plotë. Një nga vendimet më të rrezikshme dhe të kushtueshme nga OBSH ishte vendimi katastrofik i saj për të kundërshtuar kufizimet e udhëtimit nga Kina dhe kombet tjera“, tha Trump.

Por, sot përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, njoftohet se: “Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar mbështetjen për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila luan një rol jetësor në luftën kundër pandemisë botërore COVID-19.

“OBSH luan një rol vendimtar në luftën e mbarë botës kundër pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 si dhe kërcënimeve të tjera të panumërta për shëndetin dhe sigurinë shëndetësore botërore”, shkroi Presidenti Biden në një letër.

 “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë pjesëmarrëse të plota dhe udhëheqëse globale në përballjen me kërcënime të tilla dhe përparimin e shëndetit dhe sigurisë shëndetësore botërore

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim