SHBA: Kina po përpiqet të na vjedhë vaksinën anti – covid

Gazetare: Klevisa GJIKA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Kinën se po përpiqet të vjedhë vaksinën anti – covid. Sipas amerikanëve, shteti kinez po ndërhyn në kompani farmaceutike të nryshme nëpër botë përmes hakerave .

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paditur 2 shtetas kinezë për vjedhjen e studimeve . Ata janë  Li Xiaoyu 34 vjeç dhe Dong Jiazhi 33 vjeç. Mendohet se aktualisht ata ndodhen në Kinë dhe në bazë të të dhënave të deritanishme ata kanë vepruar në favor të interesave të tyre personalë dhe në të mirë të Ministrisë së Sigurisë në Kinë.

Ndërkohë, nuk mungojnë reagimet se pretendime të tilla janë të gabuara dhe të pabaza. Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i quan këto akuza si mosrespektim i shkencëtarëve kinezë dhe arritjeve të tyre.

“Lufta” mes dy superfuqive botërore vazhdon, sidomos pas akuzimit të Kinës nga Truump për përhapje të pandemisë. / NYTimes

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve