Një vit trajtimi do të arrijë në 781,500 dollarë.
Rregullatori shëndetësor në SHBA ka miratuar një imunoterapi të synuar për trajtimin e pacientëve me kancer të mushkërive, që është i vështirë për t’u trajtuar ose është përkeqësuar pavarësisht nga kimioterapia.
Ilaçi, i tregtuar me emrin Imdelltra, është pjesë e të antitrupave bispecifikë të Amgen, i krijuar për t’u lidhur me një qelizë kanceroze dhe një qelizë imune, duke i bashkuar ato në mënyrë që sistemi imunitar i trupit të mund të vrasë kancerin.
Ilaçi mori miratimin nga (FDA) përmes procesit të miratimit të përshpejtuar, bazuar në shkallën inkurajuese të përgjigjes dhe kohëzgjatjen e përgjigjes (DoR) të vëzhguara në provat klinike.
Imunoterapia e synuar, e miratuar kohët e fundit, rekomandohet për trajtimin e të rriturve me stade të avancuara të kancerit të mushkërive me qeliza të vogla (ES-SCLC) të vështira për t’u trajtuar me kimioterapi me bazë platini. Kanceri i mushkërive me qeliza të vogla (SCLC) është një nga sëmundjet malinje më agresive dhe shkatërruese, me një mbijetesë mesatare prej afërsisht 12 muaj pas terapisë fillestare dhe një normë mbijetese relative pesëvjeçare.
Sa u zgjat jeta e pacientëve të trajtuar me ilaçin e ri
Rezultatet e një studimi të publikuar vitin e kaluar në New England Journal of Medicine – NEJM, treguan se tumoret u tkurrën në 40% të pacientëve që merrnin 10 mg tarlatamab me infuzion intravenoz çdo dy javë.
Pacientët në studim jetuan mesatarisht 14.3 muaj, krahasuar me një normë të zakonshme mbijetese prej rreth pesë muajsh. Shumica e rasteve të kancerit të mushkërive janë të tipit me qeliza jo të vogla, ndërsa deri në 15%, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, janë të varietetit më agresiv, përkatësisht tumoreve të ngurta me qeliza të vogla të synuara nga ky ilaç.
Sëmundja, e cila diagnostikohet çdo vit në rreth 35,000 pacientë në Shtetet e Bashkuara, është “një nga llojet më të përhapura dhe më agresive të kancerit”, tha Jay Bradner, shefi shkencor i Amgen, në një intervistë përpara vendimmarrjes së FDA.
Në provat klinike, efekti anësor më i zakonshëm i trajtimit ishte sindroma e çlirimit të citokinës, një gjendje potencialisht e rrezikshme që ndodh kur sistemi imunitar i trupit reagon shumë agresivisht ndaj infeksioneve ose ilaçeve të imunoterapisë.
Prodhuesi amerikan deklaroi se çmimi në Shtetet e Bashkuara për këtë ilaç do të jetë 31,500 dollarë për ciklin e parë dhe 30,000 dollarë për infuzione shtesë. Për një vit trajtim, çmimi do të arrijë në 781.500 dollarë, sipas Reuters. Kompania po teston gjithashtu tarlatamabin për të trajtuar pacientët me kancer të mushkërive me qeliza të vogla në fazën e hershme.