Shefa të këqij? Punonjësit mungojnë më shumë

shefatStresi i punës, që për shumicën e punonjësve vjen si pasojë e paaftësisë së shefave, është arsyeja kryesore e mungesave në punë: për këtë arsye BE-ja ka vendosur të nisë një fushatë për sensibilizimin e agjencive publike dhe private për t’u përballur me një nga problemet më të mëdha në punë dhe që ndikon në produktivitetin, por edhe në shëndetin e vendeve.

Sipas shifrave të shpërndara nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në punë, përgjegjëse për fushatën që ka nisur në gjithë vendet e BE-së, 50-60% e mungesave të punonjësve janë të lidhura drejtpërdrejt me stresin e provokuar nga kushtet e punës. Pas problemeve muskulore apo të kockave, në Evropë stresi është problemi kryesor i raportuar nga mjekët. Për të krijuar një ide se sa ndikojnë në sistemin shëndetësor sëmundjet e lidhura me stresin, Agjencia jep disa shifra: në Francë në 2007-n kostot ishin mes 2 dhe 3 milionë eurove, në Britaninë e madhe në vitet 2009-2010 stresi i punës ka mbajtur në shtëpi punonjësit për mesatarisht 23 ditë, ndërsa në Austri 42% e rasteve të pensioneve të parakohshme i detyrohet pikërisht këtij faktori.

Fushata ka në qendër të saj sidomos drejtuesit e zyrave dhe drejtuesit e kompanive: janë pikërisht ata të cilët provokojnë stresin në punë. “Një drejtues i mirë mund t’i ulë rreziqet psikosociale dhe kjo është diçka që mund të mësohet, nuk është e nevojshme të jesh i lindur”, thuhet në një shënim të agjencisë. Për këtë, me një sërë konferencash dhe seminaresh agjencia e BE-së do të mësojë drejtuesit si t’i trajtojnë punonjësit dhe si të krijojnë një ambient të këndshëm e si rrjedhojë edhe produktiv. Sepse, siç shpjegon komisionari evropian Lazlo Andor, “nuk janë vetëm punonjësit që e pësojnë nga stresi në punë, por edhe mbarëvajtja e kompanive”.

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së