Shefat e shërbimeve në QSUT. Firmosen emrat e fituesve për 32 shërbime.

Pas 2 muajsh e gjysmë që nga përfundimi i konkursit për përzgjedhjen e shefave të shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend, më në fund, dy ministret, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, kanë firmosur emrat fitues që janë zyrtarisht drejtuesit e rinj.

Por, edhe këtë radhë, lista nuk i ka të gjithë emrat pasi në Qendrën Spitalore Universitare numërohen 41 shërbime, ndërkohë që në listën e siguruar nga Doktor33, janë publikuar vetëm 32 shërbime, të cilët kanë tani drejtuesit e përzgjedhur, shumica e të cilëve janë ata që kanë qenë më parë.

Nga këto shërbime që janë publikuar vetëm 8 drejtues janë të rinj, siç është ai i shërbimit të Hematologjisë i cili do të drejtohet tanimë nga Arben Ivanaj apo shërbimi infektiv nga Najada Como, ndërsa shërbimi infektiv në Pediatri do të drejtohet nga Gjeorgjina Kule. Ndërkohë, nuk janë publikuar emrat e kandidatëve fitues që do të drejtojnë 9 shërbime që janë në proces gjyqësor, në Gjykatën Administrative. Bëhet fjalë për shërbime siç është Kardiokirurgjia, Dermatologjia, Endokrinologjia apo Urologjia, ku janë shkualifikuar të dy kandidatët.

Me sa duket, ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit presin vendimet që do të ndërmerren nga gjykata. Ndërkohë, në Urologji do të ketë një tjetër konkurs.

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik