Shefat e shërbimeve në spitale, tashmë me vetëm një palë çelësa

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Shefat e shërbimeve dhe mjekët duhet të zgjedhin tanimë: privatin ose publikun. Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hartuar kontratat e reja për mjekët të cilat do të vihen në zbatim në janar të 2016-s.  “Nëse një shef shërbimi është drejtues mjekja doktoreshateknik i një klinike, pa dyshim që duhet të bëjë një zgjedhje se ku ai dëshiron të vazhdojë dhe të ushtrojë profesionin e tij, në klinikë private apo në shërbimin publik spitalor.

“Mjekët që punojnë në spitalet publike nuk lejohen që të ushtrojnë aktivitet të pjesshëm ose të plotë në institucionet shëndetësore jo publike me shtretër që janë kontraktuar me Fondin”, tha Milva Konomi në një prononcim për mediat.

Nëse kjo pikë e kontratës do të respektohet, mund të ndodhë që shumë shefa shërbimesh dhe mjekët të vihen përballë një zgjedhje tejet të vështirë. Nuk dihet se si do të reagojnë ata përballë kontratës së punës, duke qenë se punën në privat e kanë lidhur gjithmonë me mangësitë që shteti lë në paga apo kushte. 

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025