Shefi i Urgjencës: Qëndroni në shtëpi, jemi në kushte të një epidemie

Shefi i Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj në një deklaratë për mediat bëri thirrje që duhet qëndruar në shtëpi, pasi rrezikon që të përhapet virusi.

“Jemi në kushtet e fillimit të epidemisë. Ka sëmundshmëri. Kemi dhe të panjohurën e këtij virusi. Ajo që dua të them është se është trefishuar numri i thirrjeve në urgjencë. 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Në këtë sezon kemi pasur gjithmonë gripin. Jemi në të njëjtat kushte në këtë moment. Ka një shpërndarje të shpejtë.

Gjithsecili të rrijë në shtëpi të vet. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. E ndaloi Kina. I morën masa. Nuk ka rrugë tjetër, nuk është vetëm forca dhe ligji. Duhet të izolojmë kontaktet. Distance 1 metër, edhe unë jam i stresuar. Duhet thjeshtë bashkëpunim.

Jo në spital sepse po të shkosh, mund ta merrni nëpërmjet kontaktit. Ju lutem. Duhet të merrni parasysh këshillat”, tha Brataj.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025