“Shefqet Ndroqi”, miliona dëm ekonomik për pajisje që nuk punojnë

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+” dhe Shëndeti Online

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” apo senatoriumi (siç njihet gjerësisht) ka kryer pagesa për shërbimin e mirëmbajtjes për tre pajisje mjekësore (Angiograf, SHinitgraf, CT Skaner) , në një kohë që pasjisjet nuk janë vënë kurrë në funksion. Ky veprim i spitalit i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën e përgjithshme  prej 23,343,189 lekësh.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se “me përfundimin e procedurave të prokurimit të përqendruar të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë, në datën 29.08.2014, SUSHN ka lidhur një kontratë shërbimi për “Mirëmbajtjen e 3 pajisjeve mjekësore, 1 “Angiograf”, 1 “Shintigraf dhe 1 “CT Skaner” me vlerë të përgjitshme 92,184,000 lekë.

“Sipas nenit 2 dhe 3 të kontratës, në vlerën e përgjithshme përfshihen të gjitha shërbimet përkatëse të mirëmbajtje së pajisjeve, të nevojshme për funksionimin normal të tyre ose, e thënë ndryshe, kjo kontratë mirëmbajtjeje është e tipit “FULL RISK”. Për shërbimet e kryera për mirëmbajtjen e këtyre pasjisjeve mjekësore gjatë periudhës shtator 2014 deri në shkurt 2016, spitali ka paguar subjektit privat shumën e plotë sipas kontratës me vlerën totale 60,250,236 lekë”.

denisNga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi kryerjen e shërbimit të mirëmbajtjes dhe nga verifikimi në vend mbi përdorimin dhe funksionimin e këtyre pajisjeve, u kontatua se:

“Pajisja mjekësore “Angiografi” (koronografi), nuk ka qenë në përdorim dhe në funksion që nga data 01.09.2014 deri në 31.08.2015. Ndërsa për periudhën 01.09.2015 deri në momentin e auditimit ka qenë në përdorim dhe në funksion të plotë, të cilës i është bërë mirëmbajtje e plotë në përputhje me kontratën. Mirëpo spitali ka kryer pagesa në favor të subjekit privat për shërbimin e mirëmbajtjes për të gjithë periudhën e kontratës shtator 2014 deri në shkurt 2016 me vlerën e plotë prej 23, 522,736 lekësh, në vend që të kryente pagesa vetëm për periudhën e funksionimit të pajisjes që është shtator 2015 deri në shkurt 2016 në vlerën 7.912,588 lekë.

Kështu subjekti privat ka përfituar padrejtësisht, në dëm të buxhetit të shtetit vlerën 15,610,148 lekë për shërbimin e pakryer nga data 01.09.2015 deri në 20.02.2016, janë përfituar të ardhura nga tarifat e përdorimit të kësaj pajisje, të cilat gjatë kësaj periudhe kanë qenë 0 (zero).

Ndërsa nga periudha 01.09.2015 deri në 20.02.2016 janë përfituar të ardhura nga tarifat e përdorimit në vlerën 1.160.000 lekë.

Nga fletëdalja e magazinës së spitalit me nr. 112, datë 25.08.2015 që vërteton se kjo pajisje mjekësore nën përgjegjësinë e magazinierit të spitalit, me këtë fletëdjale në datën 25.08.2015, kalon nën përgjegjësinë e mjekëve që do ta përdorin këtë pajisje. Dhe nga vërtetimi i lëshuar në datën 24.02.2016, nga vetë mjekët që kanë përdorur këtë pajisje të cilët në respekt të kërkesës kanë vetëdeklaruar se, vënia në përdorim dhe funksion të kësaj pajisjeje ka filluar në datën 01.09.2015.

Pasjisja mjekësore “Shintigrafi”, e cila shërben për diagnostikimin e disa sëmundjeve të mushkërive, nuk ka qenë në përdorim dhe në funksion që nga data 01.09.2014 dhe akoma deri në momentin e auditimit, nuk është në përdorim. Mosvënia në përdorim dhe në funksion të kësaj pajisjeje mjekësore, është justifikiuar nga spitali për mungesë të mjekut specialist për përdorimin e saj. Mirëpo edhe për mirëmbajtjen e kësaj pajisjeje, e cila nuk ka qenë asnjëherë në punë, spitali ka paguar në favor të subjektit dhe në dëm të buxhetit të buxhetit të shtetit vlerën e plotë prej 7,733,041 lekë të shërbimit të mirëmbajtjes për të gjithë këtë periudhën që nga data 01.09.2014 deri në shkurt të vitit 2016.

Drejtori i SUSHN-në me cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor ka vepruar në kundërshtim të hapur me kontratën e sipërcituar dhe në mënyrë specifike me nenin 8 të saj, në të cilin qartësisht përcktohet se: “Autoriteti Kontrator rezervon të drejtën gjatë periudhës së ekzekutimittë kontratës, të përfshijë apo të përjashtojë nga shërbimet e përmendura pajisje të caktuara, veprim ndaj të cilit, Kontraktuesi nuk ka të drejtë të kundërshtojë. Ky ndryshim do të rezultojë në rishikim të kontratës. Vlera e shtuar ose e zvogëluar do të llogaritet bazuar në vlerën ditore të mirëmbajtjes për atë pajisje dhe ditëve të përfshirjes në mirëmbajtje”. Si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të këtij zyrtari, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën e përgjithshme 23.343.189 lekë, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

Perlat Kapisyzi: Problematika është komplekse

perlat-kapisyziPas verifikimeve të kryera në terren rezulton se pajisja Shintigrafi vazhdon të mos punojë. Perlat Kapisyzi, drejtues i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i kontaktuar nga gazeta “Shëndet+” për  mosvënien në funksion të Shintigrafisë  që prej vitit 2009 shpjegon se arsyet janë komplekse.

“Problematika është komplekse. Nuk është vënë në funksion që kur është blerë. Nuk ka pasur kushte teknike për ta vënë në funksion. Nuk ka mjek specialist për ta lexuar” shprehet Kapisyzi.

I pyetur nëse është i sigurt që pajisja  punon (derisa nuk është vënë në funksion asnjëherë), Kapisyzi shprehet se pajisja punon pasi i është bërë mirëmbajtja rregullisht.

 

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës