“Shëndet+” dhe shendeti.com.al, në mbështetje të reformës në shëndetësi

arvizu beqaj ne lezheShoqata “Together For Life” ka nisur misionin e saj për informim, ndërgjegjësim dhe advokim në mbështetje të pacienteve, në sistemin shëndetësor.

Nëpëmjet gazetës “Shëndet Plus” dhe faqes së internetit shëndeti.com.al po mundësohet informimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për çdo aspekt që ka lidhje me shëndetin dhe sistemin shëndetësor. Ky projekt është mundësuar nga USAID. Aktualisht janë shpërndarë postera ndërgjegjësues në spitalin e Lezhës, spitalin e Korcës, maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në shkollat e mesme të këtyre qyteteve.

Pikërisht dje gjatë ceremonisë për përurimin e sallave të shërbimit ndaj publikut në Spitalin Rajonal Lezhë, në praninë e Kryeministrit Rama dhe të Ambasadorit Amerikan Arvizu u vunë re edhe posterat që ka shpërndarë shoqata “Together For Life”. Ky poster përmban informacion për portalin shëndeti.com.al në të cilin ndodhet edhe një dritare e hapur ku çdo pacient mund të denoncojë dhe raportojë abuzimet që mund të ndeshin në sistemin shëndetësor.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?