“Shëndet për të Gjithë”, Zerqani mirëpret projektin

Komuniteti u mblodh për të dhënë mendimet e tij në lidhje me problematikat e hipertensionin

Shëndet Për të Gjithë. Ky është misioni i projektit HAP, i cili po zhvillohet në Komunën Zerqan. Pikërisht në vazhdën e kësaj nisme, Organizata “Together For Life “ organizoi zhvillimin e dy  tryezave të Rrumbullakëta, me temë “Evidentimi i problemeve lidhur me hipertensionin arterial (HTA)” në popullsinë e Komunës së Zerqanit, Bulqizë.

Zerqan (3)E veçanta e kësaj tryeze ishte fakti se komuniteti u mblodh për të dhënë mendimet e tij në lidhje me problematikat e hipertensionit. “Mendoj se na mungon informacioni në lidhje me këtë sëmundje. Nuk dimë si të ushqehemi, mënyrën si ta parandalojmë dhe si duhet ta mbajmë nën kontroll këtë sëmundje”, theksoi Sabri Kala, banor i Zerqanit dhe punëtor miniere.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe banorët e tjerë, të cilët dhanë mendimet e tyre se cilat do të jenë aktivitetet kryesore për të realizuar një fushatë sa më të suksesshme në mënyrë që popullata të informohet dhe ndërgjegjësohet.

“Mendoj se edukimi duhet të fillojë që në shkolla. Nxënësit duhet të mësojnë se cilët janë faktorët e riskut dhe më pas këtë informacion ta përcjellin edhe tek prindërit e tyre”, pohon Brunilda Hyka, banore e Zerqanit.

E ndërsa banorët shprehen problematikat e tyre, një tryezë e dytë u realizua me përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët do të jenë aktorë në realizimin e projektit. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të zyrës së promocionit të Bulqizës, kryeplaku i komunës Zerqan, mësues të komunës, personeli shëndetësor i komunës etj.

Zerqan (2)Problematikat kryesore që ngritën pjesëmarrësit, kishin të bënin me nevojën për depistim të gjithë popullsisë së rritur të komunës, pasi ka individë që potencialisht janë të prekur nga HTA dhe nuk e dinë këtë. “Është e  e domosdoshme  nevoja e informimit të publikut për ushqyerjen si një faktor i rëndësishëm që ndikon edhe në shfaqjen e hipertensionit tek njerëzit. Duhet trajnuar personeli i mesëm shëndetësor, si edhe i komunitetit për problemet e ushqimit dhe ato të HTA-së”, theksoi Sonila Muça, mjeke e komunës Zeriqan.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako dhe Engjëll Mihali, ishin facilatorët e tryezave në mënyrë që pjesëmarrësit të ndihmoheshin për shprehjen e mendimeve të tyre.

Projekti “Shëndet Për të Gjithë”, po mundësohet nga Swiss Tropical and Public Health Institute, Terre des Hommes and Save the Children, zbatues i projektit “Shëndet për të gjithë”, i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC).

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet