Shëndetësi falas, por… dyfishohen paratë e paguara në spital

Shëndetësia falas ka qenë një nga pikat e forta të programit të qeverisë. Megjithatë, sot ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Ilir Beqaj 1
Beqaj, bashkë me drejtorin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj, përuruan Ekografinë e Re 4Dimensionale në “Qendrën e Shëndetit të Gruas”, mësohet se kjo ekografi u bë e mundur falë të ardhurave dytësore të spitalit nga “Qendra e Shëndetit të Gruas”, të cilat, sipas burimeve zyrtare, gati janë dyfishuar nga viti 2013 (nga 1 milion në 2013 në 1.8 milionë në 2014).

Një deklaratë e tillë e bën pak të dyshimtë premtimin për shëndetësi falas, ndërsa thuhet se brenda një viti paratë e paguara nga shqiptarët në “Qendrën e Shëndetit të Gruas”, janë dyfishuar.

Gjithsesi, bazuar në deklaratat e herëpashershme të ministrit të Shëndetësisë, shqiptarët mund të kenë shpresë, pasi ndoshta, në 2017-n, edhe mund të përfitojnë diçka falas.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik