Kryefaqja Aktualitet “Shëndetësia falas”, kushton më shumë sesa vlen

“Shëndetësia falas”, kushton më shumë sesa vlen

0
Shpërndaje

Nga Denisa Canameti

Kujdes shëndetësor falas, kontroll bazë parandalues falas, vizita falas te mjeku i familjes, tarifat minimale të vizitave dhe ekzaminimet te mjekët specialist, janë disa nga togfjalëshat që përmbledhim premtimin për shëndetësi falas si dhe përkufizojnë këtë reformë. Ashtu sikundërse shumë reformat të tjera, edhe ai që lidhet me shëndetësinë falas është i huazuar nga vendet e zhvilluara. Por, cili është kontributi qytetar në shëndetësinë falas? A është shëndetësia falas, apo qytetarët paguajnë shtrenjtë për një shërbim shëndetësor që me falas justifikon performancën relativisht të dobët.

Në analizën-opinion të mëposhtëm sjellim këndvështrimin e specialistëve shëndetësor kanadez lidhur me konceptin “shëndetësi falas”.

Nadeem Esmail, drejtor i studimeve të politikave shëndetësore në Institutin Fraser.

Shumë shtetas kanadezë dhe komentues nga vende të tjera lavdërojnë qasjen e qeverisë kanadeze për shërbim shëndetësor falas. Nëse kujdesi shëndetësor do të ishte falas, performanca relativisht e dobët e sistemit të kujdesit shëndetësor do të ishte e justifikueshme. Por, sistemi shëndetësor kanadez nuk është falas- në fakt, familjet Kanadeze paguajnë shtrenjtë për kujdesin shëndetësor përmes sistemit të taksave.

Në 2013-n, një familje tipike kanadeze me 4 pjesëtarë paguante $11,320 për sigurimin e kujdesit shëndetësor shtetëror. Për familjet mesatare me dy prindër dhe një fëmijë kjo faturë ishte $10,989 dhe për një familje me 2 të rritur (pa fëmijë) fatura për t´u paguar është $11,381. Si rezultat i të ardhurave mesatare më të ulëta dhe dallimeve në tatime, faturat janë më të vogla për individin mesatar të pambuluar (pa siguruar) ($ 3,780), për familjen mesatare me një prind dhe një fëmijë ($ 3,905) dhe familjen mesatare me një prind ($ 3387).

Fatura po rritet çdo herë e më shumë. Përpara inflacionit, kostoja e sigurimit të shërbimit shëndetësor u rrit me 53.3% gjatë dekadës së fundit. 1.5 herë më shpejt se kostoja e strehimit (34.2%) dhe veshja (32.4 %) dhe dy herë më shpejt se kostoja e ushqimit (23.4 %). Gjithashtu, gati 1.5 herë më shpejt se rritja në të ardhurat mesatare gjatë dekadës (36.3%).

Dhe çfarë bënë këto kosto të konsiderueshme?

Përkundër bisedimeve për reduktimin e kohës së pritjes, kanadezët përballen me kohë më të gjata sesa homologët e tyre në vendet e tjera të zhvilluara për kujdesin emergjent, kujdesin parësor, konsultat e zhvilluara. Gjërat janë përmirësuar pak që nga viti 2003. Për shembull, koha e përgjithshme e pritjes në vitin 2012 (17.7 javë nga GP në trajtim) është pak a shumë ashtu siç ishte atëherë.
Mos u mashtroni nga pretendimet se shpenzimet shëndetësore nuk janë mjaft të larta ose se transferimet për kujdesin shëndetësor në provincë ka qenë i pamjaftueshëm. Sistemi i kujdesit shëndetësor kanadez është programi më i shtrenjtë i kujdesit shëndetësor në botë, pas rregullimit të moshës së popullsisë (njerëzit e moshuar kërkojnë më shumë kujdes).

Kanadezët nuk vuajnë nga mungesa e fondeve për kujdesin shëndetësor, ata vuajnë performancën e dobët të kujdesit shëndetësor.

Ndryshimi i demografisë do të thotë se sistemi i kujdesit shëndetësor kanadez ka një hendek financimi prej 537 miliardë dollarësh. Përderisa kujdesi shëndetësor është i kushtueshëm dhe i dobët sot, në mungesë të reformës, e ardhmja ose do të vazhdojë me rritje të taksave, zvogëlime të mëtejshme në disponueshmërinë e shërbimeve mjekësore, erozion të mëtejshëm të shërbimeve qeveritare të kujdesit jo shëndetësor, ose të gjitha sa më sipër. Por pjesa më e keqe është se gjërat nuk duhet të jenë në këtë mënyrë.
Ndërsa kanadezët po marrin një marrëveshje të paracaktuar për dollarët e tyre të kujdesit shëndetësor, pacientët në Belgjikë, Francë, Gjermani, Japoni, Luksemburg, Holandë dhe Zvicër marrin akses universal në kujdesin shëndetësor pa radhë të gjata. Pacientët në Australi, Japoni, Suedi, Zvicër dhe Francë gëzojnë rezultate më të mira nga procesi i kujdesit shëndetësor sesa kanadezët nga sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor të aksesit universal.

Paguesit në këto vende të gjithë përballen me një ligj më ´lehtësues´ për kujdesin shëndetësor sesa kanadezët.
Ky kombinim i performancës më të lartë për më pak kosto vjen nga qasje më pragmatike në politikën e kujdesit shëndetësor. Secili nga sistemet e kujdesit shëndetësor të qasjes universale të këtyre shteteve – secili prej tyre – ka një rol më të madh për sektorin privat në financimin dhe ofrimin e shërbimeve nga Kanadaja me ndarjen e kostos, konkurrencën private në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Në kundërshtim me pretendimet e bëra nga frikacakët kanadezë, asnjë nga këto vende nuk ka braktisur universalitetin ose ka pësuar një performancë më të dobët të sistemit shëndetësor dhe kosto më të lartë si rezultat. Përkundrazi, këto vende arrijnë qëllimin fisnik të qasjes universale në kujdesin e cilësisë së lartë në një kornizë kohore që ofron ngushëllim dhe paqe mendore. Kjo është diçka që provincat e Kanadasë, me qasjen monopoliste të dominuar nga qeveria, dështojnë të arrijnë. Kanadezët paguajnë një sasi të konsiderueshme parash për sistemin e tyre universal të kujdesit shëndetësor çdo vit përmes sistemit tatimor, por marrin një marrëveshje mjaft të dobët në kthim. Reformimi i kujdesit shëndetësor kanadez bazuar në mësimet nga sistemet e tjera të kujdesit shëndetësor, më të suksesshme, universale, është çelësi për zgjidhjen e këtij problemi./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here