Shëndetësia falas përfundon në kosh/ BB: Familjet shqiptare paguajnë 380 mln dollarë për kurim

Familjet shqiptare kanë paguar mbi 380 milionë dollarë për t’u kuruar nëpër spitalet e vendit gjatë vitit 2014. Shifra bëhet publike nga Banka Botërore, e cila sqaron se shpenzimet nga xhepi të familjeve shqiptare kanë vazhduar me të njëjtin ritëm edhe dy vitet pasuese, duke nxjerrë zbuluar premtimin e gënjeshtërt të qeverisë për shëndetësi falas.

Madje, të dhënat, të cilat janë publike në faqen zyrtare të Bankës Botërore, tregojnë se qeveria jo vetëm që nuk i ka lehtësuar familjet nga kostot e kurimit, por i ka detyruar ato të shpenzojnë më shumë nga xhepi nëpër spitalet e vendit, private apo publike qofshin këto.

Shifratgrafik

Shpenzimet totale për shëndetësinë në Shqipëri arrijnë në rreth 80 miliardë lekë në vit, duke përfshirë fondet që jep buxheti, por edhe pagesat që kryejnë familjet nga xhepi.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë në botë të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Më konkretisht, gati gjysma e shumës prej 80 miliardë lekësh që shpenzohet në total për shëndetësinë në Shqipëri, vijnë nga pagesat direkte të familjeve dhe vetëm gjysma mbulohet nga buxheti i shtetit.

Në vitin 2013, kur qeveria erdhi në pushtet me premtimin për të ofruar shëndetësi falas për qytetarët, pesha e shpenzimeve nga xhepi që kryenin familjet ishte 49.7 për qind e shpenzimeve totale. Por një vit më vonë shifra u rrit në 49.9 për qind, ndërsa kontributi i buxhetit u ul nga 51.3  për qind në 51.1 për qind.

Falas, vetëm koncesionet

Ofrimi i shërbimit shëndetësor falas ishte një nga premtimet më të forta të partisë socialiste në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas Edi Ramës, qeveria e tij do të garantonte që të sëmurët të kuroheshin pa paguar para nëpër spitale, duke bërë që shërbimi shëndetësor të ishte i vlefshëm për të gjithë, përfshirë të varfrit.

hartePor siç tregojnë shifrat e Bankës Botërore, familjet shqiptare paguajnë shifra marramendëse nga xhepi për t’u kuruar në spitalet e vendit, publike apo private qofshin këto.

Të vetmet shërbime që qeveria ofron falas, janë ato të koncesioneve që qeveria ka transferuar tek kompanitë private, si check up-i, sterilizimi dhe shërbimi i hemodializës.

Industria e koncesioneve vazhdon të zgjerohet duke siguruar fitime marramendëse për kompanitë private të përzgjedhura nga qeveria. Por kjo nuk i ka lehtësuar shpenzimet për kurim të familjeve shqiptare, përfshirë atyre në nevojë, të cilat në shumë raste nuk kanë akses në shërbimin shëndetësor./SYRI.net/

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren