Shëndetësia falas, por pacienti i blen ilaçet vetë!

Në redaksinë e emisionit “STOP” u dërgua një video nga një qytetar i Fushë- Krujës, i cili tregon se pavarësisht shëndetësisë falas, ai i ka blerë të gjitha ilaçet vetë me para në dorë.

Nga Vloçishti i Korçës vjen një denoncim për doktoreshë Vasilika Petrollin, e cila shfaqet me zë e figurë duke iu drejtuar një qytetari në mënyrë të padenjë.

Doktoresha – Tani e mendon psikologu, tani çfarë të bëjmë neve? Si të doni juve?

Qytetari – Këtë të bësh, ça të bësh!

Doktoresha – Çfarë të bëjmë? Jo more, s’e bëj fare se ta kam dhënë dje dhe s’ta bëj fare!

Qytetari – Po, pse mos e bësh?

Doktoresha – Se s’dua!

Qytetari – S’do ti?

Doktoresha – Eee.

Infermierja – Ti mos bëj llafe! S’ka gjë.

Doktoresha – Ja s’dua! Çfarë do më bësh?

Qytetari – S’do?

Doktoresha – Eee…

Qytetari – Mirë! Si të duash.

Doktoresha – Jo, po më ashtu ky mua.. ça do më bësh o?

Qytetari – E më mirë, si të duash.

Doktoresha – Jo, si të duash, se ta dhashë dje.

Qytetari – Mirë!

Infermierja – Ik tani! Mbylle derën!

Doktoresha – Ua këta … një avaz kanë.

Doktoreshë Petrolli refuzoi t’i shërbente sërish pacientit të saj, me pretendimin se nuk kishte më se çfarë t’i bënte.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet