Shëndetësia nis reformat e “gjelbërimit”, ngec reforma e mbulimit me barna

Është vënë re se prej disa javësh në ambientet e jashtme të QSUT-së kanë filluar punimet. Janë shtuar stolat e ndjenjes, kjo pasi edhe numri i qyetarëve që rrinë jashtë ambientit të spitalit të lë të besosh se është dyshif më i lartë se i të shtruarve. QSUTSigurisht që kjo lidhet edhe me traditën tonë: 20 veta, 1 i sëmurë. Traditë që ka bërë të dështojë çdo urdhër për të vendosur rregull, të paktën brenda ambienteve.

Punimet vazhdojnë. Tanimë ka filluar puna për shtrimin e barit artificial. Kjo situatë është raportuar nga vetë bluzat e bardha, të cilët bëjnë një paralelizëm të nevojave brenda ambjenteve të QSUT-së dhe reformave që merren jashtë këtyre ambienteve.

“Bar artificial, dërrasa të ngulura në mure, ekskavatorë që punojnë, ndërsa në spital mungojnë ilaçet kryesore si adalat, propafenon etj., etj.”, shkruan mjeku Petrit Vargu në statusin e tij në facebook.

Burime brenda urgjencës së QSUT-së bëjnë me dije se propafenoni është një medikament që ka munguar përgjatë gjithë muajit prill./ D.C.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën