Shëndeti i zemrës nis nga stomaku – kujdesi që duhet të kini

Për vite të tëra na kanë këshilluar që të kemi kujdes me darkat me mish, pasi studime të shumta treguan se një dietë me sa më pak mish i bën mirë zemrës.

Tani studime të tjera janë fokusuar në studimin se si një dietë e pasur me mish të kuq, arrin të ndikojë në prekjen e zemrës nga sëmundjet kardiovaskulare.

Fillon nga stomaku

Studime të hershme kanë treguar se bakteret që ndodhen në stomak luajnë një rol kryesor në ndikimin që ka mishi i kuq në prekjen nga sëmundjet e zemrës.

Bakteret e sistemit tretës arrijnë të prodhojnë një substancë që quhet trimethlainë kur stomaku tret disa nga përbërësit e mishit të kuq.

Nivele të larta të kësaj substance kanë vërtetuar se mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parashikimin e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Më shumë mish të kuq 

Studimet më të fundit, tregojnë se persona që konsumojnë sasi të larta të mishit të kuq kishin nivele më të larta të kësaj substance.

Por veshkat e tyre gjithashtu nuk arrinin ta eliminonin këtë substancë nga trupi.

Ndërsa personat që konsumonin një dietë me mish të bardhë dhe të pasur me perime dhe fruta, arrinin ta eliminonin më shpejtë këtë substancë nga trupi.

Gjithsesi është vërtetuar se në momentin që njerëzit që konsumojnë shumë mish të kuq, e reduktojnë apo e ndalojnë ngrënien e tij, arrijnë të ekuilibrojnë përsëri nivelet e substancës së lart përmendur.

Kjo tregoi se nivelet e trimethlainës janë të rregullueshme dhe mund të adaptohen përmes dietës për 3-4 javë.

Do të thotë që ne mund të eliminojmë rrezikun ndaj sëmundjet e zemrës duke rregulluar dietën tonë.

Mënyra e jetesës dhe ajo e të ushqyerit janë kritike për një shëndet të mirë të sistemit karsiovaskular.

Studimet në lidhje me trimethlainën treguan se nëse arrihet të balancohet prodhimi dhe eliminimi i kësaj substance mund të parandaloni sëmundjet e zemrës.

Tanimë studimet po synojnë të gjejnë mënyrën se si bakteret e stomakut e prodhojnë këtë substance.

Qëllimi i tyre kryesor është të gjejnë një mënyrë që ta ndalojnë prodhimin e saj kështu rreziku ndaj sëmundjet e zemrës të ulet edhe më shumë.

 

Burimi: AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë