Shëndeti mendor, alarm për të rinjtë! OBSH: 17% e popullsisë në Europë është e prekur

Shëndeti mendor sidomos tek të rinjtë duket se është alarmi i radhës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një raport të ditëve të fundit, OBSH deklaron se 17% e popullatës në Europë përfshirë edhe Shqipërinë janë prekur nga probleme të shëndetit mendor.
E në fakt prej kohësh mjekë psikiatër e psikologë që trajtojnë këto probleme kanë ngritur zërin për epideminë e heshtur që po prek kryesisht adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri por pa kursyer moshat e tjera.

Problemet e e shëndetit mendor lidhen direkt me simptomat e ankthit çrregullime të humorit për të shkuar më pas tek simptomat e depresionit . Sipas statistikave të publikuara 1 në 6 persona në rajon jeton me probleme të shëndetit mendor dhe ajo që është më shqetësuese dhe e agravon më tej situatën është se 1 në 3 persona më probleme të shëndetit mendor nuk trajtohet.

Shpesh mjekët psikiatër e lidhin e rritje ne ankthit dhe depresionit me gati 25% për shkak të pandeminë së covid 19.

Ndërkohë që më shumë se 1 në 10 adoleshentë ose gati 11 % e adoleshentëve shfaqin probleme të shëndetit mendor dhe kanë shkak sjellje në rrjetet sociale. Jo më kot shumë vende kanë ndërmarrë iniciativa për të ndalimin e tyre deri në një moshë të caktuar.

Një e katërta e vajzave 15 vjeç raportojnë se qëndrojnë të vetmuara në pjesën më të madhe të kohës dhe po kështu një në 4 persona mbi moshën 60 vjeç thonë se ndihen të vetmuar.

Nisur nga këto të dhëna alarmante ekspertët e shëndetit kërkojnë që shëndeti mendor të jetë prioritet i qeverive dhe strukturave shëndetësore në mënyrë që në bashkëpunim me institucionet të tjera ndikojnë uljen e shifrave shifra të raportuara./tch

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha