“Shëndeti Online”, pjesëmarrës në “HI-TECH SHOW”

Po zhvillohet aktualisht në “Tirana Expo Centre” (11-13 maj) Panairi i Parë Ndërkombëtar “HI-TECH SHOW”. Ky event synon të prezantojë mundësi zhvillimi për sektorin HI-TECH në Shqipëri, si dhe mundësi për shkëmbimin e eksperiencave midis aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar në fusha të ndryshme. Mes pjesëmarrësve në këtë panair është edhe gazeta “Shëndet+” me faqen e saj në internet “Shëndeti Online” (www.shendeti.com.al), si një media online e cila përcjell të rejat më të fundit dhe çështjet e shëndetit në kohë reale.

2

 

Në panair theksi është vënë në fushat e:

  • Media Online
  • Printimit 3D
  • Aksesorëve
  • Sigurisë dhe Mikëqyrjes
  • Audio
  • Elektronika Automobilistike
  • Infrastruktura e Komunikimeve
  • Pajisje Kompjuterike &Programe / Krijimi i shërbimeve / Përmbajtjeve & Shpërndarje
  • Imazh Dixhital & Fotografi
  • Lojëra Elektronike
  • Fitnes dhe Sport
  • Shëndet dhe Bioteknologji
  • Shërbime Interneti
  • Sensorë
  • Shtëpi Intelegjente
  • Biznese të Reja
  • Video
  • Pajisje që mund të vishem
  • Pajisje & Shërbime Wireless

5

Nga Shqipëria dhe jo vetëm, janë të ftuar të gjithë aktorët kryesor në sektorin e HI-TECH për të marrë pjesë dhe promovuar, produktet e tyre më novatore në tregun shqiptar, në mënyrë që tw evidentohet se sa të avancuar janë produktet dhe shërbimet e kompanive teknologjike.

4Ky event është një mundësi e shkëlqyer zgjerimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi për kompanitë vendase dhe të huaja të cilave u ofrohen shërbime cilësore, në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik