Shenjat e para paralajmëruese të kancerit të vezoreve, një ndër më të përhapurit tek femrat!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Çdo vit diagnostikohen mijëra gra me kancer të vezoreve. Një ndër arsyet kryesore se pse numri i personave të prekur me këtë sëmundje rritet është se ky lloj kanceri është i vështirë për t’u diagnostikuar. Kanceri ovarian fillon në vezore, gjendra të vogla riprodhuese dhe nëse nuk zbulohet në kohë ai mund të përhapet dhe në pjesën tjetër të sistemit riprodhues. Lloji më i zakonshëm i tumorit që gjendet në vezore është tumori ovarian epitelialn dhe ky lloj tumori gjendet pothuajse në 90% të rasteve.

kanceri ovarianEdhe pse kjo sëmundje është shumë e zakonshme, ajo nuk mund të diagnostikohet që në fazat e para të saj sepse simptomat që ajo shfaq mund të ngatërrohen dhe me sëmundje të tjera. Disa nga simptomat më të hershme të këtij kanceri janë:

Dhimbje të vazhdueshme të legenit dhe/ose barkut: nëse dhimbje të tilla vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore dhe shtohen atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Këto dhimbje mund t’ju tregojnë për ndonjë kist ovarian ose kancer ovarian.

Fryrje e barkut: barku zakonisht fryhet kur ka lëngje të teprëta në zgavrën e barkut, prandaj është paksa e vështirë që kjo simptomë të sinjalizojë kancerin ovarian. Por në rastet kur barku ju qëndron i fryrë për një periudhë të gjatë kohore dhe pasi jeni ushqyer shëndetshëm atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Probleme në urinim: urinimi i shpeshtë është një tjetër simptomë e hershme që tregon kancer ovarian, sidomos në rastet kur kjo simptomë shtohet edhe me të tjera që do t’ju përmendim.

Probleme me tretjen: kanceri ovarian mund të prishë metabolizmin dhe kontrollin e hormoneve, e për pasojë mund t’ju bëjë të ndiheni të plotë edhe pa ngrënë.

Gjakderdhje midis periodave: ndryshimet në perioda janë një simptomë tjetër e kancerit ovarian. Nëse keni dhimbje të forta, gjakderdhje midis periodave apo ndryshime të tjera duhet të konsultoheni me mjekun.

Ndryshime në lëvizjen e zorrëve: çdo ndryshim në lëvizjen e zorrëve mund të tregojë për kancer ovarian. Nëse keni diarre ose kapsllëk për një periudhë të gjatë kohore konsultohuni me mjekun.

www.shendeti.com.al /Burimi: woman’s health

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal