Shenjat e pazakonta që sjell mungesa e hekurit në trup dhe që s’duhet t’i mënjanoni asnjëherë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Mungesa e hekurit në gjak shkakton anemi dhe ndodh kur niveli i qelizave të kuqe të gjakut në trup janë më të ulëta se normalja. Trupi ka nevojë për hekur për të krijuar një proteinë të quajtur hemoglobinë, e cila është përgjegjëse për kryerjen e oksigjenit në indet e trupit. Ky proçes është thelbësor për indet dhe muskujt që të funksionojnë në mënyrë efikase.

hekurDisa faktorë që kontribuojnë në mungesë të hekurit janë:

  • Pamjaftueshmëria e marrjes së hekurit në baza ditore përmes ushqimeve
  • Shtatëzania ose humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve
  • Gjakderdhjet e brendshme
  • Paaftësia e trupit për të absorbuar hekurin

Simptomat kryesore të mungesës së hekurit në trup janë:

Lodhje e vazhdueshme dhe ekstreme: kur trupi ka probleme me mbartjen e oksigjenit në qeliza, ndikon edhe në nivelet e energjisë. Njerëzit që kanë mungesë hekuri ndihen të lodhur gjatë gjithë ditës dhe e kanë të vështirë të koncentrohen apo përqëndrohen.

Infeksione të vazhdueshme: hekuri është një element i domosdoshëm për të mbajtur sistemin imunitar në nivelet e duhura. Qelizat e kuqe të gjakut bëjnë transportimin e oksigjenit në nyjet limfatike, të cilat përmbajnë qelizat e bardha të gjakut dhe luftojnë infeksionet.

Lëkurë e zbehtë: hemoglobina i jep ngjyrën rozë lëkurës. Kështu kur niveli i saj është i ulët mund të shkaktojë zbehje të lëkurës.

Ndryshimet në gjuhë: njerëzit që kanë mungesë hekuri në gjak shpesh ju shkaktohen çarje në anë të buzëve apo gjuhës.

Rënie të flokëve: kur trupi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm mund të çojë edhe në probleme me rënien e flokëve.

Burimi: Bright Side

Postime të ngjashme

Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës