Shenjat paralajmëruese të diabetit shfaqen shumë vite para

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shenjat paralajmëruese të diabetit të tipit 2 mund të shfaqen që 20 vite para se të diagnostikohet sëmundja, thonë shkencëtarët.

Luhatje në nivelet e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës vihen re te njerëzit shumë vite para se ata të zhvillojnë pre-diabet (pararendës i diabetit), ka zbuluar studimi.

Gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se ndërhyrjet për parandalimin e sëmundjes duhet të nisin që në fazat e para të jetës. Një tjetër studim ka zbuluar se diabeti i tipit 1 mund të keqdiagnostikohet pas moshës 30 vjeç.

Gjatë studimit, të kryer në Japoni mes viteve 2005-2016, u analizuan të dhënat lidhur me indeksin e masës trupore, nivelet e sheqerit në gjak në gjendje esëll dhe ndjeshmëria ndaj insulinës të 27 mijë personave jo-diabetikë, të moshës 30-50 vjeç, shumica të gjinisë mashkullore.

Rezistenca ndaj insulinës shfaqet kur qelizat në trup nuk reagojnë si duhet ndaj insulinës dhe mund të çojnë në shfaqjen e një sërë problemesh shëndetësore.

Indeksi i lartë i masës trupore është edhe një ndër faktorët e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Pjesëmarrësit u vëzhguan përgjatë viteve, deri në fund të 2016-s, ku një pjesë e tyre zhvilluan diabet të tipit 2, disa pre-diabet, ndërsa të tjerë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë periudhës së studimit, 1067 raste të reja u diagnostikuan me diabet të tipit 2.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit kishin nivele më të larta të sheqerit në gjak dhe rezistencë ndaj insulinës, si dhe indeks më të lartë të masës trupore, më shumë se 10 vite para diagnozës.

Të njëjtat shenja u vunë re edhe tek pacientët që zhvilluan pre-diabet më shumë se 1 dekadë para se ata të diagnostikohen.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj