Shenjat paralajmëruese të mykut në organizëm

Blerina Bombaj, dietologe

Kandida është emri i përdorur për të treguar rritjen e mykut në trup. Ky myk ekziston dhe bashkëjeton natyrshëm në trupin tonë. Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikëzën e urinës, mushkri, vaginë etj. myk

Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne, në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Por, Kandida nuk duhet të shtohet më shumë se ç’duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur Kandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme.

Disa nga simptomat qe mund te shkaktoje shtimi i Kandides

  • Alergji, sensitivet, intolerancë të cilat përkeqësohen në ambiente me lagështire apo myk
  • Intolerancë ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit
  • Bllokim hundësh dhe të rrugëve të frymëmarrjes
  • Neps për sheqer dhe ëmbëlsira
  • Oshëtimë në vesh
  • Probleme te tretjes, diarre, kapsllëk, fryrje të barkut, mukozë në fekale.
  • Skuqje, tharje, kruajtje, lotim të syve
  • Aritmi, palpitim
  • Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim
  • Rënie flokesh, zbokth
  • Hemorroide, irritim dhe skuqje të rektumit
  • Hipoglicemi
  • Çrregullime të gjëndrës tiroide
  • Irritim të grykëve
  • Çrregullime të lëkurës
  • Nervozizëm
  • Vaginit, infertilitet

Çfarë e bën Kandidën të rritet jashtë kontrollit?

Një sistem imunitar i shëndoshë e mban mykun nën kontroll dhe në ekuilibër me mikroorganizmat e tjerë. Por, në disa situata, ai mund të mbi-zhvillohet. Shkaktarët kryesorë janë përdorimi i antibiotikëve i tepruar, i ujit me klor dhe dezinfektantëve, pa kriter.

Si të provoni nëse keni hiperzhvillim të Kandidës në kushte shtëpie?

Gjëja e parë në mëngjes, në një gotë me ujë natyral (të blerë), në temperaturë ambienti, hidhni pështymën e gojës dhe kontrollojeni çdo 15minuta deri në 1 orë. Nëse shihni sekrecionet të marrin forma fijesh që zbresin nga lart poshtë, copëza që notojnë në ujë ose grumbullim në formë resh, në fund të gotës, atëherë mund të keni mbishtim të mykut dhe duhet të bëni një kontroll te mjeku.

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni