Shenjat paralajmëruese të sëmundjes së puthjes

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Mononukleoza infektive (mono) është quajtur shpesh edhe sëmundja e puthjes. Virusi që shkakton monon transmetohet përmes pështymës, kështu që ju mund ta merrni atë përmes puthjes, por gjithashtu edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me një të sëmurë. Sidoqoftë, mono nuk është aq ngjitëse si infeksion saç mund të jetë p.sh. i ftohti.

Mundësia më e madhe për ta marrë monon me gjithë shenjat dhe simptomat e saj, është nëse jeni adoleshent ose i ri. Fëmijët e vegjël në përgjithësi kanë më pak simptoma dhe shpesh infeksioni kalon pa u vënë re.

Nëse keni mononukleozë, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm nga disa ndërlikime të tilla si zmadhimi i shpretkës. Pushimi dhe lëngjet e duhura janë çelësi për shërim.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e monos përfshijnë:

-lodhjen

-gjendje të përgjithshme jo të mirë

-temperaturë

-zmadhimi i gjendrave limfatike

-zmadhim i lehtë i shpretkës

Virusi ka një periudhë inkubacioni rreth 4-6 javë, megjithëse tek fëmijët kjo kohë mund të jetë më e shkurtër. Shenjat dhe simptomat, si ethet dhe fyti i acaruar zakonisht kalojnë me disa javë, megjithëse lodhja, zmadhimi i gjendrave limfatike dhe zmadhimi i shpretkës mund të zgjasin më shumë.

Kur duhet të shkoni te doktori

Nëse keni simptomat e mësipërme, ndoshta keni mononukleozë. Nëse një dietë e shëndetshme dhe pushimi nuk i lehtësojnë simptomat tuaja brenda një jave a dy, ose nëse situata përkeqësohet, është mirë të shkoni te doktori.

Shkaqet

Shkak i sëmundjes së puthjes është virusi Epstein-Barr. Mono zakonisht nuk është shumë e rëndë. Shumë të rritur të ekspozuar ndaj këtij virusi, kanë krijuar antitrupa. Ata fitojnë imunitet dhe nuk preken më nga mono./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt