Shenjat që jep trupi kur keni probleme shëndetësore!

Përgatiti për Gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

shenja problemeshTrupi i njeriut është një makinë komplekse që duhet të mirëmbahet. Mësoni se si të njihni shenjat që ju dërgon trupi kur organet nuk po funksionojnë si duhet.

Flokë të thinjur para moshës 40 vjeçare: thinjat janë një fenomen natyror dhe kjo është shpesh e lidhur me gjenetikën. Por, në qoftë se flokët bëhen 50 për qind gri dhe ju jeni 30 vjeç, ndoshta jeni të prekur nga diabeti. Kontrolloni nëse ka raste të ngjashme në historinë e familjes tuaj.

E bardha e syve duhet të jetë sa më e bardhë: përveç gjumit të pamjaftueshëm dhe ftohjeve, të bardhat e syve mund të zbulojnë probleme të rënda në trupin tuaj. Nëse e bardha e syrit anon në të verdhë mund të tregojë se vuani nga verdhëza, sëmundjet e mëlçisë ose tëmthit, probleme me fshikëzën. Nëse e bardha e syrit vjen në të kuqe, mund të jetë shenjë e hipertensionit apo sëmundjeve virale, si konjuktivit.

Buzë të plasaritura: shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës dhe erës, por, në qoftë se buzët plasariten shpesh dhe shoqërohen me plagë të brendshme, ndoshta keni mungesë të vitaminës B dhe zinkut. Kjo është një shenjë e zakonshme e infeksioneve fungale.

Qafë e fryrë: nëse qafa juaj duket e fryrë, vizitoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur. Kushtojini vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, për shkak se ajo mund të tregojë problemet me tiroidet të cilat janë veçanërisht të zakonshme në gratë e moshës mes 20 dhe 50 vjeç.

Burimi: healthyfoodhouse.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?