Shenjat që ju paralajmërojnë se sistemi limfatik është i bllokuar

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Trupi i njeriut është i përbërë nga shumë organe, sisteme dhe gjendra të cilat janë përgjegjëse për ta pastruar trupin nga toksinat. Nëse këto organe apo sisteme bllokohen atëherë trupi dhe organizmi nuk funksionojnë siç duhet.

sistemi limfatikSistemi limfatik është pjesë e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe përbën një pjesë shumë të rëndësishme në sistemin tonë imunitar. Ai është i përbërë nga nyjet limfatike, gjëndrat, bajamet, shpëretka etj, disa nga funksionet kryesore të tij janë:

  • Heq lëngjet interstinale nga indet
  • Transporton dhe thith yndyrnat dhe acidet yndyrore nga sistemi i tretjes
  • Transferon qelizat e bardha të gjakut nga nyjet limfatike në kocka etj

Kur sistemi limfatik bllokohet, organizmi nuk funksionon siç duhet. Ja disa nga shenjat që ju tregojnë për bllokimin e sistemit limfatik:

  • Infeksionet sinuse
  • Problemet me lëkurën
  • Artriti
  • Lodhje kronike
  • Çrregullime të tretjes
  • Dhimbje koke të shpeshta
  • Shtim në peshë
  • Lëndime të pashpjegueshme

Ju duhet të konsultoheni me mjekun nëse vëreni këto simptoma dhe duhet të mbani një dietë të shëndetshme të pasur me vitamina e minerale.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi