Shenjat që ju tregojnë se stresi ju është kthyer në sëmundje dhe nuk duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Stresi është 1 nga faktorët që ndikon më së shumti në shëndet. Ja simptomat që tregojnë se stresi ju është kthyer në një sëmundje dhe po ndikon në jetën e përditshme:

Harresa: sipas studiuesti Robert M. Sapolsky, stresi kronik shkakton probleme në tru. Nëse ai ju vazhdon për një kohë të gjatë do të keni probleme me kujtesën, me përqëndrimin etj.

stresiDhimbje koke: shumica e dhimbjeve të kokës që përjetojnë të rriturit vijnë si pasojë e tensionit apo stresit. Në shumicën e njerëzve stresi kontrakton muskujt e pasëm të kokës dhe muskujt e qafës. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga stresi zakonisht shoqërohen me vështirësi për të fjetur gjumë, me nervozizëm, me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe zhurmave etj.

Probleme me tretjen: sipas dr Kenneth Koch, stresi ndikon edhe ne sistemin tretës. Stresi rrit aciditetin e stomakut dhe shkakton dispepsi. Ndonjëherë stresi mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella gjithashtu.

Ndryshime të pashpjegueshme në peshë: stresi shkakton renie apo shtim në peshë në mënyrë të pakuptueshme, në varësi të njerëzve.

Sëmundje të shpeshta: njerëzit që kanë stres kronik sëmuren më shpejt dhe më lehtë. Kjo për arsyen se stresi kronik dobëson sistemin imunitar. Stresi prodhon nivele të larta të citokineve, komponime inflamatore qe janë të lidhura me çrregullimet autoimune.

Rënie flokësh: Stresi çrregullon ekuilibrin hormonal dhe për këtë arsye do të keni rënie flokësh, probleme me lëkurën, psoriasis etj.

Burimi: Web Medicine

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi