Kryefaqja Lajm kryesor Shenjat që paralajmërojnë për zmadhim të prostatës

Shenjat që paralajmërojnë për zmadhim të prostatës

0
Shpërndaje

E dëgjojmë termin “prostatë e zmadhuar” gjatë gjithë kohës, por çfarë do të thotë realisht?

Kur është e zmadhuar një prostatë?

Prostata është një gjëndër e vendosur poshtë fshikëzës dhe uretrës, tubi nëpërmjet të cilës del jashtë urina. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen uretër. Nëpërmjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të japë ndjesinë e urinës. Gjatë fazës së urinimit, fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina nëpër penis dhe del jashtë. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.

Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës, rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe shfaqen probleme gjatë urinimit.

Zmadhimi i organit të prostatës dhe presioni i bërë në rrugët urinare quhet ndryshe hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës.

Cilat janë shkaqet e një prostate të zmadhuar?

Hiperplazia beninje e prostatës zakonisht shfaqet pas tëmoshuarit, ndërsa simptomat e një prostate të zmadhuar mund të shfaqen edhe pas të 40-ave. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, hiperplazia beninje e prostatës ose zmadhimi i prostatet prek rreth gjysmën e meshkujve të moshës 51-60 vjeç. Nuk dihet se çfarë e shkakton saktësisht këtë sëmundje, megjithatë, duke qenë se kryesisht shfaqet vetëm tek të moshuarit, ekspertët mendojnë se mund të ketë të bëjë me ndryshimet hormonale. Për shembull, me kalimin e moshës, burrat fillojnë të prodhojnë më pak testosteron, duke u rritur kështu përqinja e estrogjenit. Është e mundur që kjo të nxisë zmadhimin e prostatës.

Ka mundësi gjithashtu që një akumulim i hormonit dihydrotestosterone, që mund të vazhojë edhe pas rënies së niveleve të testosteronit, mund të shkaktojë rritje të qelizave të prostatës.

Cilat janë shenjat e një prostate të zmadhuar?

Në shumë raste, kjo hapje tubulare e prostatës bëhen e tendosur dhe shtrënguar me zmadhimin e prostatës. Prandaj fillojnë të shfaqen edhe problemet e para me vështirësinë për të urinuar.

Disa nga simptomat që paralajmërojnë për zmadhim të prostatës janë:
Ndjesia e moszbrazjes plotësisht të fshikëzës kur përfundoni së urinuar
Nevoja për të urinuar sërish edhe pas 2 orësh pas urinimit
Urinim i shpeshtë natën (nokturi)
Urinim me ndërprerje
Nevojë për sforcim kur urinoni
Rrjedhje e dobët e urinës
Vështirësi në nxjerrjen e urinës
Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se keni zmadhim të prostatës?

Prostata e zmadhuar do të thotë që madhësia e gjëndrës është rritur më shumë se normalisht – nuk është rritje kancerogjenem prandaj edhe termi mjekësor është hiperplazia beninje prostatike. Megjithatë, simptomat e prostatës së zmadhuar mund të jenë të ngjashme me kancerin e prostatës, prandaj nëse përjetoni këto shenja, është mirë të bëni një kontroll mjekësor.

Burimi: JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here