Shenjat që tregojnë se ke mungesë hekuri në gjak (anemi)

Përshtati në shqip: Blertina Koka 

Çdo organ dhe ind në trup ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Qelizat e kuqe të gjakut ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit. Nëse vuani nga anemia, në trup nuk ka mjaftueshëm nga këto qeliza të gjakut.

Ju mund të zhvilloni anemi kur trupi ka mungesë të hekurit. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për prodhimin e hemoglobinës – proteina që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin. Pa mjaftueshëm oksigjen në trup ju do të ndiheni të lodhur, të dobët dhe keni vështirësi në frymëmarrje.

Çfarë e shkakton aneminë si pasojë e mungesës së hekurit?

Mund të shfaqet nëse ju nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë hekur, trupi nuk e absorbon mirë hekurin, mund të humbisni shumë hekur nëpërmjet gjakut ose jeni shtatzënë.

Dieta është e ulët në hekur. Doza e hekurit varet nga mosha dhe gjinia. Meshkujt kanë nevojë për të paktën 8 miligramë në ditë. Gratë e moshës 50 vjeç dhe më të reja kanë nevojë më shumë – 18 mg.

Trupi nuk mund ta absorbojë hekurin. Hekuri i përftuar nga ushqimet absorbohet në zorrën e hollë. Gjendje shëndetësore si sëmundja celiake, koliti ulcerativ ose sëmundja Crohn mund të vështirësojnë absorbimin e hekurit nga zorrët. Ilaçet e përdorura për të ulur nivelet e acidit në stomak mund të ndikojnë në mënyrën si trupi absorbon hekurin.

Hemorragji. Disa gjendje mund të shkaktojnë hemorragji në trup, si:

  • Ulcer peptike
  • Hernie
  • Fibrozë uterine
  • Polipe në zorrë

Gratë që kanë gjakderdhje të shumtë gjatë ciklit menstrual mund të zhvillojnë mungesë të hekurit. Dëmtimet dhe dhurimet e shpeshta të gjakut gjithashtu mund të shkaktojnë mungesë së tij.

Shtatzënia. Gjatë shtatzënisë gruaja ka nevojë për më shumë hekur për zhvillimin e fetusit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur nga dieta ushqimore ose suplementet, mund të keni mangësi.

Simptomat që paralajmërojnë për mungesë të hekurit:

  • Lodhje ose dobësi
  • Zbehje ose zverdhje të lëkurës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Marramendje
  • Dhimbje koke
  • Rrahje të shpejta zemre
  • Dhimbje kraharori
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Thonj të brishtë (thyhen shpejt) dhe rënie të flokëve
  • Gjendja Pica (keni dëshirë për të ngrënë gjëra që nuk janë ushqime, si akull, dhe’, baltë etj
  • Ënjtje të gjuhës
  • Nevojë për të lëvizur këmbët kur jeni shtrirë

Duke qenë se këto mund të jenë simptoma edhe të gjendjeve të tjera, flisni me mjekun për të përcaktuar diagnozën.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital